Zlatan Ibrahimoviç thirret nga kombëtarja suedeze për “play-off” botëror

Zlatan Ibrahimoviç bënë pjesë në mesin e 25 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Janne Andersson për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off” kundër Republikës Çeke, ndeshje kjo e vlefshme për një vend në Botërorin e këtij vitit që do të mbahet në Katar.

Në rast fitoreje, suedezët do të përballen me Poloninë e cila është e kualifikuar në mënyrë direkte, pasi Rusia u sanksionua nga FIFA.

Zlatan sapo është rikthyer nga një pushim 1 mujor, pasi ishte i dëmtuar te tendina e Akilit.

Pavarësisht mungesës së madhe nga fushat e blerta këtë edicion, Suedia nuk heq dorë nga përvoja dhe profesionalizimi i sulmuesit 40-vjeçar të Milanit.

Leave a Reply