Dhoma e VAR-it në arenën “Todor Proeski” gati për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë

Të enjten me 8 tetor, Maqedonia e Veriut në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Kosovën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Për të dyja këto përfaqësuese, kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë, pasi përmes saj munden në mënyrën më të lehtë ta trasojnë rrugën drejt Europianit të vitit 2021.

Fituesi nga kjo përballje për një vend në ndeshjet finale të EURO 2021 do të duhet të luftojë me fituesin nga përballja tjetër gjysmëfinale, Bjellorusi-Gjeorgji.

Në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut për kualifikim në Euro 2021, pritet që arbitrat e ndeshjes të asistohen nga teknologjia e VAR.

Personat përgjegjës tashmë kanë isntaluar aparaturën e duhur në ambientet e stadiumit “Todor Proeski”, aty ku një ditë para ndeshjes do të testohet përdorimi i VAR-it, e që do të përcillet nga personat përgjegjës të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për sistemin VAR në ndeshjen Maqedoni-Kosovë dhe kompania reprezentative, Haëkeye, të cilën e ka zgjedhur UEFA si kompani zyrtare për të implementuar sistemin VAR në garat e organizuara nga UEFA.

Një ditë para ndeshjes do të përdoret testi i sinkronizuar (pajisjet e stadiumit me mjetet e VAR), ndërsa dy orë para fillimit të ndeshjes do të bëhet edhe testi i fundit.

Në rast se haset në ndonjë problem teknik në implementimin e sistemit VAR gjatë ndeshjes, ai nuk do të përdoret dhe arbitrat nuk do të asistohen nga ai.

Leave a Reply