Lirohet kreu i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është lënë i lirë nga policia e Kosovës, pasi Prokuroria dhe Gjykata kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se në selinë e FFK-së kishte sulm fizik.

Kreu i shtëpisë së futbollit kosovar u arrestua mbrëmë pas akuzave për sulm fizik ndaj njërit prej punëtorëve të administratës në FFK, Artan Govorit.

Ky i fundit gjatë mesditës të së mërkurës e kishte paraqitur rastin në polici, duke aloduar se ishte sulmuar fizikisht nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Arrestimin e Ademit e kishe konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë, 16.03.2022 – 13:30. Është raportuar se ka ndodhur një sulm fizik ku i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e PK-së.

Ademi dhe Federata e Futbollit të Kosovës reaguan gjithashtu duke i hedhur poshtë akuzat se në selinë e institucionit më të lartë të futbollit në vend ka pasur sulm fizik.

Leave a Reply