Fenerbahçe gati të transferojë Enis Bardhin nga Levante!

Enis Bardhi në verë me shumë gjasa do të braktis rradhët e Levantes, ndërsa që tani disa skuadra janë vënë në kërkim të shkupjanit, i cili te skuadra nga Valencia vite me rradhë ishet një ndër futbollistët më të mirë.

Skuadra e fundit që lka shfaqur interesim për shërbimet e Bardhit, është skuadra e njohur turke e Fenerbahçes, që po kërkon një lider të ri në mesfushë në vend të Mesut Ozil.

Levante sipas klauzolës që ka në marrëveshjen me Bardhin, mundet automatikisht ta vazhdojë kontratën me futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë, mirëpo duke pasur parasysh se Levante vitin tjetër do të luaj në Ligën e Dytë Spanjolle, është më se e qartë se shumica prej futbollistëve të saj më të mirë do të largohen.

Sipas të përditshmes turke “Fanatik”, drejtuesit e Fenerbahçes kanë bërë kontaktet e para me agjentin e Bardhit, mirëpo të njëjtit do të duhet të fitojnë konkurrencën e madhe në mesin e klubeve të njohura europiane, si Betis, Torino dhe Lacio, që gjithashtu po ndjekin zhvillimet rreth futbollistit shqiptarë. (infOSport.mk)

Leave a Reply