Shkëndija mundi Struga Trim Lum ku spikatën futbollistët e rinj  

Shkëndija dhe Struga Trim Lum sot në Kërçovë pauzën në kampionatin vendor e shfrytëzuan për të zhvilluar një ndeshje miqësore, që në fund u mbyll me fitoren e “kuqezinjëve”, 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë, të dy trajnerët ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve, ndërsa ndeshjen e zbukruan golat, që ishin në pronësi të futbollistëve të ri, prodhim nga akademia e Shkëndijës.

Zani Nazifi shënoi golin e parë për Shkëndijën, për të shënuar më pas edhe Florent Ramadani për 2:0, derisa golin e vetëm për Struga Trim Lum gjatë pjesës së dytë e realizoi Fiton Ademi, një tjetër futbollistë prodhim i Shkëndijës, që aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra strugane.

Pas një jave këto dy skuadra ju rikthehen ndeshjeve kampionale, ku Shkëndija do të mirëpret Borecin në Tetovë, ndërkohë Struga Trim Lum në Shkup do të përballet me Rabotniçkin. (infOSport.mk)

Leave a Reply