Përfaqësuesit e FC Shkupit nuk lejohen të futen brenda stadiumit!

Ndeshja e shumëpritur midis Shkëndijës dhe FC Shkupit në Tetovë, ka nisur me incidente ende pa filluar e njëjta. Me të arritur ekspedita “bardhekaltër” para staduimit, të njëjtit janë sulmuar me fishekzjarre, e ku si pasojë është qëlluar futbollisti i ri i FC Shkupit, Anid Abazi, ndërsa më lehtë ka kaluar njëri prej mjekësve të skuadrës, Harun Zejneli.

Në tollovinë e shfaqur para hyrjes së stadiumit, dëgjohen shumë zëra, ndërsa  gjithashtu dëgjohen edhe fjalët e Drejtorit Sportiv të skuadrës shkupjane, Omer Bunjaku, i cili thotë se nga ana e skuadrës vendase nuk lejohen që të futen brenda përfaqësuesit e klubit të FC Shkupit.

Shpresojmë që situata të qetësohet dhe gjithçka të vihet nën kontroll, pasi tek e fundit futbolli luhet për ata që e duan futbollin, ndërsa huliganët nuk e kanë vendin brenda. (infOSport.mk)

Leave a Reply