Vjen largimi i parë nga FC Shkupi

Konstantin Çeshmexhiev nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. Mbrojtësi 26-vjeçar skuadrës nga Çairi iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur edhe luajti në ndeshjet e Ligës së Konferencës, mirëpo tashmë i njëjti do të kërkoj sfida të reja në karrierën e tij futbollistike.

Informacione të afërta me “infOSport.mk” zbulojnë se palët nuk janë dakorduar për zgjatjen e kontratës, e cila i përfundon në qershor.

Kujtojmë Çeshmexhiev te FC Shkupi erdhi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Velezhit nga Mostari, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur në akademinë e Rabotniçkit, që më pas të jetë edhe pjesë e Ljubancit, Pelisterit, Makedonija Gj.P. dhe Shkëndijës.

Përveç tij shumë pranë ndarjes me FC Shkupin është edhe kapiteni Fatih Ismaili, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhë që hapave të tij të shkojnë edhe Ardit Iljazi dhe portieri Artan Iljazi, të cilëve gjithashtu ju skadon kontrata me kampionët e ri të vendit. (infOSport.mk)

Leave a Reply