Festë e çmendur në “Gudison Park”, Evertoni siguron mbijetesën (VIDEO)

Skuadra e Evertonit ka arritur një fitore spektakolare përballë Kristal Pallas, duke siguruar në këtë mënyrë edhe për një vit tjetër qëndrimin në Premierligën angleze.

Skuadra e Frank Lampard triumfoi me rezultatin 3:1 në një sfidë të çmendur që u zhvullua në “Gudison Park”.

Evertoni e nisi shumë keq ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0:2, por në pjesën e dytë ndodhi kthesa spektakolare për të shënuar fitore me rezultat 3:2 e cila edhe i siguroi mbijetesën.

Pas vërshëllimës së fundit tifozët kanë pushtuar fushën për të festuar bashkë me lojtarët.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera të mbrëmjes që lamë pas u mbyllën me barazime identike (1:1). Çelzi barazoi me Leçester Sitin në shtëpi, ndërkohë Aston Villa me Bërnlin.

Leave a Reply