Java vendimtare për Interin dhe Milanin, federata italiane cakton arbitrat

Java e fundit në “Serie A” do të zhvillohet në tre ditë, nga e premtja deri në mbrëmjen e ditës së dielë. Ndeshja hapëse e javës së fundit do të jetë ajo midis Torinos dhe Romës, e cila zhvillohet më herët nga të gjitha ndeshjet tjera, për shkak se skuadra “romake” me 25 maj në Tiranë në stadiumin “Air Albania” përballë Fejenordit holandez do të zhvillojë finalen e madhe të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë liga e “Serie A” ka bërë publike emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në 10 duelet e fundit të këtij edicioni futbollistik, e ku gjithsesi se e gjithë vëmendjen marrin emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në sfidat që do të vendosin titullin kampion, Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria, të cilët do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00, ditën e dielë.

Arbitër në takiminmidis Sasuolos dhe Milanit do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet në “Xhuzepe Meaca” midis Interit dhe Sampdorias, kryesori i takimit do të jetë Marko Di Belo.

Leave a Reply