5 ndeshjet e Ligës së parë, gola vetëm në dy ndeshje (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të javës së 26-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Gola kemi regjistruar vetëm në dy ndeshje, edhe atë në Kratovë, aty ku Sileksi po avanson 2:0 përballë Vardarit në regji të serbit Denis Ristov, si dhe në Strumicë, në stadiumin “Bllagoj Istatov”, aty ku Makedonija GJ.P. falë një eurgoli të shënuar nga Da Silva Robson po avanson minimalisht 1:0 përballë Bellasicës.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet po në Strumicë, Akademia Pandevi dhe FC Shkupi po luajnë pa gola, njëjtë sikurse edhe Renova dhe Shkëndija në Tetovë si dhe Boreci dhe Struga Trim Lum në Veles. (infOSport.mk)

Leave a Reply