Madridi në këmbë, feston titullin e 14-të në Ligën e Kampionëve, tifozët mbushin sheshin

Titulli i 14-të në kuadër  të Ligës së Kampionëve për Realin e Madridit edhe njëherë tjetër mbushi sheshin e Madridit.

Atje po festohet nga tifozët dhe klubi ku sipas mediave spanjolle mijëra mbështetës dhe tifozë të Real Madridit kanë dalur në rrugët e qytetit për të festuar titullin e kampionit europian.

Futbollistët dhe stafi i trajnerëve ndodheshin në autobusin e famshëm të klubit së bashku me trofeun e Ligës së Kampionëve të fituar mbrëmjen e së shtunës.

“Mbretërit” mposhtën 0:1 Liverpullin në finalen e madhe të zhvilluar në “Stade de France” në Paris.

Golin e vetëm për “madrilenët” e realizoi Vinicius në minutën e 59-të të takimit.

Leave a Reply