Shkëndija është në bisedime të avansuara me strategun portugez, 40-vjeçarin Haime Monroj. Ky i fundit së fundmi luante rolin e kryetrajnerit te skuadra greke e Ksantit, pjesë e së cilës ishte edhe Besart Ibraimi.
Ndërkohë burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se nëse Monroj edhe zyrtarisht merr timonin e Shkëndijës, atëherë pikërisht Besart Ibraimi pritet të jetë përforcimi i parë zyrtarë “kuqezi” për sezonin e ri.
Një rikthim i Ibraimit do ishte një super lajm për “Ballistët” dhe gjithë tifozët e Shkëndijës, duke pasur parasysh aftësitë realizuese të bomberit kërçovar.
Kujtojmë, Besart Ibraimi mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit vendor, por njëkohësisht edhe epitetin e golashënuesit më të mirë te Shkëndija, për të cilën skuadër në 202 ndeshje ka regjistruar 147 gola dhe 68 asistime. (infOSport.mk)