Dortmundi te Broja sheh zëvendësuesin e Haland!

Skuadra nënkampione e Gjermanisë, Borusia Dortmund është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqptare, Armando Brojës.

Një gjë të tillë pohon e “Sky Germany”, sipas së cilës drejtuesit e Dortmundit po shohin mundësinë e transferimit të Brojës, i cili te skuadra gjermane do të vinte si zëvendësim për të larguarin, Erling Haland.

Megjithatë për momentin problem përbënë shifra prej 70 milion eurove, që Çelzi po e kërkon për shitjen e sulmuesit të talentuar shqiptarë, i cili edicionin e kaluar luajti në formë huazimi te Sauthemptoni.

Ndërkohë përveç Dortmundit në garë për shërbimet e Brojës është futur edhe Arsenali, që gjithashtu beson tek kualitetet e sulmuesit shqiptarë.

Mirëpo në një konferencë për shtyp të para disa ditëve, trajneri i Çelzit, Tomas Tushel pranoi se shqiptarit do i jepet shansi të tregojë vlerat në fazën përgatitore me Çelzin. Në rast se Broja e bind strategun gjerman, atëherë ai me siguri do të qëndrojë te Çelzi, edhe pse drejtuesit e klubit nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij, gjithnjë nëse në adresën e tyre  vjen një ofertë e majme. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply