Ediz Spahiu rikthehet në vendlindje, gati të veshë fanellën e Gostivarit

Një transferim tjetër të bujshëm është në prag për të bër skuadra e Gostivarit, që pa dyshim se është një ndër skuadrat më aktive në merkato, kur janë në pyetje skuadrat e Ligës së Dytë.

Drejtuesit e KF Gostivarit përveç që vazhduan bashkëpunimin me pjesën më të madhe të futbollistëve titullarë, ata arritën që të bëjnë për vete edhe portierin Burhan Mustafa të Rabotniçkit, mbrojtësin Stojan Stojçevski nga Sileksit, sulmuesin e Renovës, Emran Ramadani, si dhe sulmuesin e talentuar të Korabit, Ujkan Muça.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, drejtuesit e KF Gostivarit me çdo kusht dëshirojnë të bëjnë për vete edhe sulmuesin gostivaras, Ediz Spahiu. Ky i fundit aktualisht është pjesë e Tikveshit, të cilën skukadër për dy sezone me rradhë po e ndihmon për të mbijetuar në elitën e futbollit vendor, duke shënuar golat deçiziv në ndeshjet e balotazhit.

Spahiu këtë edicion në ndeshjen e balotazhit kundër Voska Sport, realizoi 2 gola në fitoren 4:1.

Ndryshe me Tikveshin në elitën e futbollit vendor, Spahiu numëron 34 ndeshje dhe 7 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply