3 talentët e Juventus Seravës ftohen te Maqedonia U19 në futsal

Trajneri i përfaqësueses U19 të Maqedonisë në futsal, Zoran Lekiq, ka bërë grumbullimin e parë të lojtarëve të moshave të reja, të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit që do të garojë në kualifikueset për Europianin e vitit 2023, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e lojtarëve të grumbulluar, bëjnë pjesë edhe 3 talentët e Juventus Seravës, Jusuf Jakupi (17 vjeç), Behar Musa (17 vjeç) dhe Amar Mustafa (16 vjeç).

Kjo treshe tashmë i është bashkuar skuadrës në Dojran, aty ku trajneri Zoran Lekiq ka paraparë të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve, pas së cilave do të tentohet të shkohet edhe në një turne në Serbi, për të zhvilluar disa ndeshje miqësore, për të parë nga afër kualitetet dhe mundësitë e kësaj përfaqësuese.

Ndeshjet eliminatore për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm, duhet të startojnë në muajin nëntor, ndërsa deri atëherë Lekiq ka paraparë edhe dy grumbullime të tjera të ekipit U19. (infOSport.mk)

Leave a Reply