Kupa e Senegalit, dhunë e paparë në stadium, arsyeja ishte e çuditshme! (VIDEO)

Një dhunë e paparë ndodhi në gjysmëfinale të Kupës së Senegalit, ku mejdanin po ndanin kryesuesit e kampionatit senegalez, Casa Sports dhe Ajel de Rufisque.

Derisa rezultati ishte 2:1 në favor të Casa Sports, në minutën e 90-të, një nga lojtarët e Ajel de Rufisque bëri diçka që në dukje ishte e parëndësishme, por që realisht i tërboi kundërshtarët e tij, duke nisur kështu një gjueti të vërtetë ndaj fajtorit.

Ishte ky momenti nga i cili filloi përshkallëzimi i dhunës në këtë përballje.

Lojtari i Ajel, duke përfituar nga fakti se të gjithë lojtarët e Casa Spors synonin të përgatiteshin për t’u mbrojtur në një goditje dënimi, u drejtua vjedhurazi nga porta e kundërshtarit dhe pasi mori diçka nga toka, ja dha vrapit.

Objektivi i “vjedhjes” ishte një fatsjellës, një shami me fuqi të errëta të vendosura midis shtyllave të Casa Sports për t’u mbrojtur nga sulmet e armikut.

Në mënyrë të pashmangshme, filloi gjuetia për “grabitësin” dhe objektin misterioz, me shtyrje, goditje, tërheqje e britma. Por më e keqja nuk kishte ndodhur ende.

Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, ndodhi sherri masiv: tifozët e Ajel du Rufisuqe pushtuan fushën për të kërkuar drejtësi dhe mbi të gjitha për të protestuar kundër një arbitrimi të konsideruar të pafavorshëm dhe të njëanshëm.

Dhuna u bë protagoniste, me goditje të ndaluara nga të gjitha anët dhe disa persona të mbetur në tokë pa ndjenja.

Padyshim skena të tmerrshme, të xhiruara nga syri gjithnjë vigjilent i kamerave.

Leave a Reply