Njihuni me 16 skuadrat e Ligës së Dytë unike, 4 prej tyre shqiptare

Me zhvillimin e ndeshjeve të balotazhit të mërkurën, për inkuadrim në Ligën e Dytë, edhe zyrtarisht tashmë janë bërë të ditura 16 skuadrat që do të garojnë në një ligë unike, dhe jo si viteve tjera që ishin të ndara në dy Konferenca, atë të Lindjes dhe Perëndimit, me nga 10 skuadra, shkruan “infOSport.mk”.

Arsimi nga Çegrani dhe Karaormani falë fitoreve ndaj Ovçe Poles, gjegjësisht Vardar Negotinës, siguruan një vend në Ligën e Dytë.

Kësisoj KF Arsimi dhe KF Karaormani, ju bashkohen edhe 14 skuadrave tjera, të Ligës së Dytë unike, edhe atë, Voska Sportit, Vardarit, Gostivarit, Teteksit, Besës së Dobërdollit, Ohrid Lihnidosit, Bellasicës, Slloga Vinicës, Sasa-s, Kozhuvit, Detonitit, Pehçevës, Pelisterit dhe Borecit.

Sezoni i ri në Ligën e Dytë unike për sezonin 2022/2023, duhet të startojë me 14 gusht, ndërsa i njëjti do të përfundoj majin e vitit 2023-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply