Bardhi para dyerve të Levantes, po ju nënshtrohet testeve mjekësore

Futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi sot edhe zyrtarisht pritet të nënshkruajë kontratë me skuadrën nga La Liga spanjolle, Levante. Shkupjani 22-vjeçar ndodhet në Valencia së bashku edhe me menaxherin e tij, Meriton Berisha, ku për momentin po ju nënshtrohet vizitave mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të firmos kontratë me skuadrën nga Valencia.

Për transferimin e Bardhit, Levante do të paguajë 1.5 milion euro Ujpeshtit, ndërsa në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston klauzolë, sipas së cilës skuadra hungareze do të përfitonte 10% edhe nga transferimi i rradhës i talentit shqiptarë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply