Diego Kosta filmohet me fanellën e Atl.Madridit, i çon të fala trajnerit Konte (VIDEO)

Sulmuesi kontrovers i Çelzit, Diego Kosta është filmuar mbrëmë duke festuar me fanellën e ekipit të Atletiko Madridit.

Ai po shijon pushimet në vendlindjen e tij, ndërsa dashuria e madhe për klubin e Atletiko Madridit, ka bërë që ai të bëjë një vepër të tillë.

Madje në videon e publikuar nga spanjollja, “AS”, Diego Kosta i çon një mesazh ish-shokut të skuadrës Cesk Fabregas gjatë komunikimit “live”, që t’i japë një përqafim trajnerit Antonio Konte.

Sulmuesi spanjoll aktualisht ndodhet në Lagarto të Brazilit, pasi ka marrë leje nga blutë e Londrës për të pushuar, ndërkohë që pritet largimi i tij nga “Stemford Brixh”.

Dhe në videon që mund ta shihni KËTU, duket qartë se mes tij dhe Çelzit gjithçka është e mbyllur dhe se spanjolli me origjinë braziliane, me shumë gjasa do të rikthehet në La Liga.

Leave a Reply