Super Nafiu dhe Renova mundi Rabotniçkin (VIDEO)

Renova ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion, dhe të parën me dy gola epërsi, duke mundur Rabotniçkin, skuadër kjo e cila vazhdon të në befasojë me rezultatet e dobëta këtë edicion në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRENOVA – RABOTNIÇKI 2:0(V. Nafiu 57' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Renova shënoi fitore me reuzltatin 3:1, ndërsa fitoren e “gjipspunuesve” e paralajmëroi Argjent Gafuri me golin e shënuar vetëm pas 5 minutave lojë.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 57-të, kur Valmir Nafiu arriti që të shënojë golin e parë në këtë përballje përmes goditjes nga pika e bardhë.


GOLI I KIRE MARKOSKIT


Shpresat e “romantikëve” i ktheu Kire Markoski me një gol të shënuar në minutën e 72-të. Sahiti nga e djathta harkoi në shtyllën e dytë deri te Velinov, i cili mjaft mirë ktheu topin para 5-metërshit të portierit vendas Kobetiç, që nuk arriti të ndal goditjen e futbollistit më të spikatur këtë edicion te Rabotniçki.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRENOVA – RABOTNIÇKI 3:1(V. Nafiu 90+')

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Dhe kur të besuarit e Goran Stankovskit me të gjitha forcat e tyre kërkonin golin e barazimit, Renova në minutat shtesë të takimit përmes një kundërzbritjeje të shpejtë që i priu Emran Ramadani, me anë të Valmir Nafiut realizoi edhe golin e tretë në këtë përballje.

Falë kësaj fitore Renova tashmë me 10 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Rabotniçki me vetëm 7 pikë të tubuara renditet në pozitën e parafundit në tabelë.

Leave a Reply