FC Shkupi-Lincoln, prej sot edhe zyrtarisht biletat në shitje

FC Shkupi të martën e 5 korrikut në arenën “Todor Proeski” do të zhillojë takimin e parë kundër kampionëve të Lincoln RED IMPS FC, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje pritet me pa durim nga ana e tifozëve të FC Shkupit, ndërsa një gjë të tillë më së miri dëshmoi edhe prezenca e tyre e sotme në shkallët e stadiumit gjatë stërvitjes së fundit të tyre në stadiumin e Çairit, para se sot (e hënë) të zhvillojnë edhe stërvitjen kryesore në arenën “Todor Proeski”, aty ku të martën këto dy skuadra do të nisin ndeshjen nga ora 20:45.

Gjithë ato tifoz që duan të jenë prezent në stadium dhe të përcjellin skuadrën e tyre të zemrës, i njoftojmë se nga sot do të kenë mundësinë të pajisen me bileta, pasi të njëjtat do të dalin në shitje nga ora 13:00.

Të njëjtat mund ti gjeni tek sheshi Skenderbeu në Çarshi të Shkupit, dhe poashtu në ditën e Martë tre orë para ndeshjes në hapësirat e stadiumit.

Çmimi i biletave do të jetë 100 denarë, ndërsa çmimi i biletave VIP do të jetë 600 denarë. (infOSport.mk)

Leave a Reply