Bejtullai: Shkëndija gati për të sjellë sërish emra të mëdhenj në Maqedoni

Në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, përveç trajnerit Artim Shaqiri, prezent ishte edhe kapiteni Egzon Bejtullai, i cili në të kaluarën me fanellën “kuqezi” ka zhvilluar ndeshje shumë edhe më të mëdha se kjo e nesërmja ndaj një kundërshtari modest, si Ararat Yerevan, shkruan “infOSport.mk”.

Bejtullai thotë se ka ardhur koha që Shkëndija në Maqedoni të sjellë sërish emra të mëdhenj të futbollit europian, siç ishte rasti i para disa viteve kur në arenën “Todor Proeski” kishte ardhur gjigandi italian, Milani, e më pas edhe një skuadër si Totenhami.

“Jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje. Duam që ta lëmë pas atë periudhë të keqe. Dëshirojmë që Shkëndija të kalojë disa xhiro në Europë dhe sërish të sjellim klube të mëdha siç ishte rasti me Milanin dhe ekipe tjera të ngjashme që kanë peshë në futbollin europian” – tha Egzon Bejtullai.

Leave a Reply