LK, turi i tretë mund të na sjell përballje mes ekipeve shqiptare

Vazhdon rrugëtimi eurpian për skuadrat shqiptare, me UEFA-n që ka publikuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tret të Ligës së Konferencës, me shortin final që do të hidhet vetëm gjatë ditës së nesërme.

Në këtë fazë mund të kemi edhe përballje mes skuadrave shqiptare, në këtë rast kampiones së Shqipërisë, Tiranës dhe asaj të Kosovës, Ballkanit.

Kjo mund të ndodh vetëm në rast se Tirana do të kalonte boshnjakët e Zrinjskit dhe Ballkani skuadrën e La Fiorita nga San Marino.

Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me skuadrën e Konjaspor të Cikalleshit, Zymerit dhe Çekiçit, me skuadrën turke që është në listën e rivalëve të mundshëm së bashku me disa rivalë tjetër me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.

Drita e Ardian Nuhiut dhe Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit gjithashtu ka njohur rivalët e saj të mundshëm në rast kalimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply