Çelzi kërkon Dumfries, Interi i vendos çmimin

Denzel Dumfries kërkohet me ngulm nga Çelzi, me blutë që i kanë ofruar 25 milionë euro plus bonuse.

Një shifër kjo që është refuzuar automatikisht nga “zikaltërit”, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e mbrojtësit, teksa nuk heqin dorë nga shuma e 50 milionë eurove.

Klubi italian e transferoi holandezin para një viti nga PSV Eindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa falë sezonit të mirë çmimi i tij është trefishuar.

Ai realizoi 5 gola dhe dhuroi 5 asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është futbollist i rregullt në ekipin e Holandës.

Mediat raportojnë se çmimi më i ulët për 26-vjeçarin është 40 milionë euro, mirëpo “La Gazzetta dello Sport” njofton se Simone Inzaghi nuk do t’i marrë parasysh ofertat nën 50 milionë euro.

Leave a Reply