Goli i Ferhan Hasanit ndaj AIK Stokholm (VIDEO)

Kur Ferhan Hasani është në formë, edhe Shkëndija është në formë. Kështu së paku tregojnë 45 minutat e para të ndeshjes në Stokholm midis AIK-ut dhe Shkëndijës, në të cilën kapiteni i “kuqezinjëve” edhe njëherë tjetër tregoi cilësitë e tij të larta.

Buba, vetëm pas 60 sekondave lojë arriti që të shënojë në rrjetën e vendasve, kur mjaft mirë ndali një top të Bjornstrom, dhe më pas me të majtën e tij arriti që të mposhtë portierin Nortfeltd.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e “Ballistëve”, të cilët në një numër të konsiderueshëm janë të pranishëm sonte në “Friends Arena” në Solna, aty ku afërsisht në tribuna gjenden rreth 20 mijë tifoz.

Pjesa më e madhe e tyre shpërrtheu në minutën e 17-të, kur Xhon Guideti, me kokë arriti që të shënojë një super gol, për barazim të rezultatit në 1:1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, në të cilën Shkëndija tregoi një performancë të shkëlqyer, të cilën shpresojmë ta tregoj edhe në pjesën e dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply