Djelmoshat e Sarajit bënë mrrekullinë, mundin edhe Vardarin (VIDEO)

Shkolla e futbollit SARAJ nuk ka të ndalur. Gjeneratat 2006, 2007 dhe 2008  vazhdojnë suksesin e tyre në Ligën për fëmijë. Suksesi i radhës erdhi pikërisht gjatë ditës së djeshme nga  gjenerata 2007-të, të cilët në një super ndeshje mposhtën ekipin e Vardar 1 me rezultat 5:4.

Vlen të theksojmë se pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultat 3:0 për Sarajin, ndërkohë që në pjesën e dytë edhe përkundër një referimi jo të drejtë dhe jo korrekt djelmoshat e Sarajit arritën fitore me rezultat 5:4.

Trajneri i Shkollës së futbollit SARAJ, Sherif Sherifi u shpreh i kënaqur nga loja që treguan në fushë futbollistët e tij, ndërkohë i pyetur për korrektësinë e referimit të lojës, me modesti u shpreh:

“Kjo ishte një sfidë e vështirë, të cilën fatkeqësisht e vështirësoi edhe më shumë referi i cili haptas u vu në shërbim të kundërshtarit. Megjithatë edhe përkundër kësaj do të thoja se referi ishte në  anën e kundërshtarit por fati ishte në anën tonë. Sidoqoftë fitoi më i miri, fituam ne”, – u shpreh Sherif Sherifi, trajner i KF Saraj.

Ndryshe djelmoshat e gjeneratës 2007 të Shkollës së futbollit SARAJ nga gjithsej 7 ndeshje kanë arritur 6 fitore në fushë dhe një në tavolinë. Fitorja në tavolinë erdhi si rezultat i asaj që ekipi kundërshtarë i Gjorçe Petrov nuk u shfaq në fushë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply