Kristiano Ronaldo bëhet për herë të katërt baba!

Kristiano Ronaldo është bërë baba për të katërtën herë, pasi e dashura e tij, Georgina Rodriguez lindi këtë të dielë një vajzë. Superylli i Real Madridit, i shoqëruar nga djali i tij i madh, Kristiano Junior, ishte atje për të pritur ardhjen në jetë vajzës së quajtur Alana Martina.

Lajmin e bëri publik vetë CR7, nëpërmjet rrjeteve sociale. Në llogarinë e tij në “Instagram” Ronaldo publikoi një foto përkrah të dashurës së tij Georgina dhe vajzës, i shoqëruar edhe nga Junior. Në foto përshkruhej: “Lindi Alana Martina. Si Geo edhe Alana janë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”.

Leave a Reply