Ballkani shkruan histori, do luaj në “play-off” të Konferencë Ligë (VIDEO)

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani sonte i’a doli të shkruaj historinë më të re, duke siguruar një vend për në ndeshjet e “play-off” të Konferencë Ligë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Suhareka, që është nën menaxhimin e biznesmenit shumë të suksesshëm kosovar, Arsim Kabashi, eliminoi ekipin e Klaksvik nga Ishujt Faroe, edhe atë vetëm pas penaltive (4:3), pasi në kohën e rregullt ata u mundën me rezultatin 2:1, mirëpo pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dhe rezultatit të barabartë 4:4, skuadrat duheshe të luajnë vazhdime, e më pas të ekzekutojnë edhe penaltitë, që dolën të jenë me fat për skuadrën kosovare, që në këtë mënyrë bëhet skuadra e parë nga vendi ynë fqinjë, që do të luaj në “play-off”  të një kompeticioni europian në nivel klubesh.


GOLAT NGA NDESHJA KLAKSVIK – BALLKANI, NDIQENI KËTU.


Pas pjesës së parë pa gola dhe një goli të anuluar në minutën e 40-të, të Ballkanit, pjesa e dytë nisi më mirë për ekipin e Klaksvik që falë golit të Mikelsen në minutën e 56-të avansuan me rezultatin 1:0.

Ballkani u kundërpërgjigjë në minutën e 83-të falë super golit të shënuar nga Ermal Krasniqi me një goditje nga distanca, mirëpo vendasit e Klaksvik një minutë para fundit të takimit arritën të shënojnë edhe golin e dytë me anë të danezit Patrik Sa Silva, duke siguruar kështu të paktën vazhdime dhe duke shpresuar në një kualifikim.

Megjithatë kualifikimi në “play-off” për skuadrën nga Ishujt Faroe mbeti vetëm ëndërr, ndërsa në anën tjetër u bë realitet për Ballkanin e Ilir Dajës, pasi këta të fundit shënuan fitore 4:3 në ruletin e penaltive, duke siguruar një dy luftim me skuadrën tjetër shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply