Besar Guxhufi nënshkruan kontratë profesionale me gjigandët e Beshiktashit

Skuadra gjigande e Beshiktash gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin shqiptarë nga Shkupi, Besar Guxhufi.

Ky i fundit skuadrës së njohur turke iu bashkua që verën e vitit të kaluar, mirëpo për shkak moshës së mitur, i njëjti luante me ekipin e shpresave, ndërsa tani kur ka mbushur të 18-tat, më i vogli nga familja sportive, Guxhufi, ka firmosur kontratën profesionale me Beshiktashin, pjesë e së cilës skuadër do të jetë deri në vitin 2027.

Kush është Besar Guxhufi?

Besari  që në moshë shumë të vogël nisi me futboll te klubi Albarsa, duke shpresuar të paktën si vëllezërit e tij, një ditë të luante në elitë. Ai shumë herët shfaqi talentin e tij të rrallë dhe si pasojë kaloi te shkolla e futbollit Vardari, ku shpejt imponohet në gjeneratat përkatëse, ndërsa paralel përfshihet në ekipet zinxhir të moshave të reja në përfaqësuesen e Maqedonisë, duke luajtur me U15, U16, U17 dhe madje edhe U19 edhe pse mosha e tij akoma është shumë e re.

Janarin e vitit 2021 familja vlerësuan se është momenti për një lëvizje të rëndësishme, që do të ndihmonte Besartin për një hap serioz në karrierë.

U refuzuan oferta nga ekipe serioze në elitën e futbollit tonë vendor që e shihnin si talent për ekipet e shpresave, në interes të minutazhit në ekipin e parë të Bellasicës, edhe pse këta të fundit mbanin vendin e fundit në renditje dhe me një këmbë kishin prekur Ligën e Dytë.

Ky do të tregohej hapi i duhur dhe i mençur, pasi Guxhufi i vogël te Bellasica debutoi me gol ndaj Renovës, luajti në 10 ndeshje me efekt prej 2 golave e 3 asisteve, mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e shumë skautëve dhe klubeve të jashtme, si Dinamo Zagreb, Fenerbahçe apo edhe Trabzonspor, por që më konkret ishin drejtuesit e Beshiktashit që arritën të sigurojnë firmën e Guxhufit për 5 vitet e ardhshme, e cila sot u bë edhe realitetm me Besarin që ka kontratën e parë profesionale, edhe atë me një skuadër gjigande, siç është Beshiktashi.

Leave a Reply