Beshiktashi transferon anglezin, Dele Alli!

Beshiktashi është gati të bëjë një super transferim në fund të kësaj merkatoje. Sipas gazetarit Serkan Dikme në rrjetet sociale, Dele Alli i Evertonit së shpejti pritet ti bashkohet skuadrës së njohur turke nga Stambolli.

Beshktashi do ta marrë në formë huazimi Dele Allin, me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, varësisht nga paraqitjet e tij.

Dele Alli e filloi sezonin e ri si zëvendësues te Evertoni, duke luajtur vetëm 38 minuta në dy xhirot e pata.

Mesfushori luajti 9 minuta kundër Aston Villas dhe 29 minuta kundër Çelzit. Transferimi i Allit te Beshiktashi u diktua nga dëshira e lojtarit për të kaluar më shumë kohë në fushën e futbollit.

Kujtojmë se Dele Alli përfundoi te Everton në fund të janarit të këtij viti kalendarik. Më parë, mesfushori me shumë sukses kishte mbrojtur ngjyrat e Totenham, për të cilën skuadër kishte luajtur 269 ndeshje, duke regjistruar edhe 67 gola dhe 61 asistime.

Leave a Reply