Sedlloski: Ndaj Ballkanit për të shkruar historinë

Goce Sedlloski që në edicionin e tij të parë në krye të FC Shkupit, arriti që të shpallet kampion, duke rikthyer titullin në Çair pas plotë 21 viteve, ndërsa tashmë i njëjti me “bardheblutë” dëshiron të shkruaj historinë më të re, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.

Do të ishte ky një sukses i jashtëzakonshëm për FC Shkupin, skuadër kjo që të enjtën në arenën ‘Todor Proeski” do të zhvillojë ndeshjen e parë të “play-off” kundër kampionëve të Kosovës, Ballkanit.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që duhet të luajmë mirë, të jemi të fokusuar në maksikum dhe të marim rezultat pozitiv, mendoj se jemi gati për një gjë të tillë dhe besoj se edhe futbollistët e mi do të kryejnë me sukses detyrat në fushë. E njohim kundërshtarin mirë dhe dimë se për cilësitë e tyre, ku dhe kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me ata. Për ne kjo është një ndeshje historike, dhe ne duam të jemi pjesë e historisë” – , deklaroi kryetrajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Ballkanit në arenën “Todor Proeski” nesër do të nis nga ora 21:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply