Pas Anid Abazit edhe një tjetër lojtar i FC Shkupit i bashkohet Skopjes!

Pas Anid Abazit, edhe një tjetër lojtar i FC Shkupit do ti bashkohet skuadrës së Skopjes. Siç mëson “infOSport.mk” nga burime të sigurta, skuadrës nga Autokomanda gjatë ditës së nesërme do ti bashkohet sulmuesi i talentuar, Azer Omeragiç.

Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar, i cili FC Shkupit iu bashkua janarin e këtij viti nga rradhët e Borecit, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Hajduk U19 dhe me moshat e reja të Vardarit.

Omeragiç beson se te Skopje do të mund të shpreh talentin e tij, ndërsa i njëjti mund të debutojë që në ndeshjen e së dielës kundër Sileksit në Kratovë, kjo për shkak se sulmuesi kryesor i “piratëve”, Hristijan Kirovski, në takimin e sotëm kundër Shkëndijës u ndëshkua me të kuq.

Kujtojmë, përveç Abazit dhe Omeragiç, te Skopje është rikthyer edhe Jasmin Mecinoviq, ish futbollisti i FC Struga Trim Lum, që së fundmi luante në Bangladesh me skuadrën e Mohamedan. (infOSport.mk)

Leave a Reply