Bellasica transferon dy talentë shqiptarë

Bellasica është një ndër skuadrat më me renome në vendin tonë, skuadër kjo që ka prodhuar shumë futbollistë në të kaluarën, ndërsa politika e tashme e drejtuesve të kësaj skuadre, është thithja e talenteve të reja nga skuadra të tjera, përfshirë këtu edhe talentë shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.

Dhe si duket kanë nuhatur mirë, pasi për vete kanë bërë talentin 20-vjeçar, Xhihan Adili, i cili luan si mesfushor difenziv, por gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, si dhe qendërmbrojtësin Ahmet Rexhepin.

Adili te skuadra e Bellasicës transferohet nga rradhët e Korabit, ndërsa si shumica e shkupjanëve, edhe ky 20-vjeçar hapat e parë i kishte bërë te FC Shkupi.

Adili luan si mesfushor, ndërsa Rexhepi si qendërmbrojtës, i cili te skuadra nga Strumica vjen nga rradhët e Besës nga Dobdërdolli.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, 21-vjeçari Rexhepi kishte luajtur edhe me FC Shkupin, Nju Star dhe Metalurgun. (infOSport.mk)

Leave a Reply