Cuculi: Kthehem në shtëpinë time, aty ku kalova vitetmë të lavdishme të karrierës

Ardian Cuculi edhe zyrtarisht është rikthyer te Shkëndija, te e cila skuadër kishte arritur sukseset më të mëdha në karrierën e tij.

Mbrojtësi kërçovar te skuadra kuqezi rikthehet pas katër vitesh. Brenda kësaj periudhe i njëjti ishte pjesë e ekipit të Kukësit, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e Dritës nga Gjilani.

Cuculi dhe Shkëndija kanë arritur marrëveshje një vjeçare.

“Kur bëhet fjalë për Shkëndijën, normalisht se çdo rikthim është emocional. Unë jam shpirtërisht i lidhur me Shkëndijën nga shkaku se me fanellën e Shkëndijës i kam kaluar vitet më të lavdishme të karrierës sime si futbollist. Unë këtu kthehem në shtëpinë time, këtu kam edhe disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur së bashku në Shkëndijë në të kaluarën. Me Shkëndijën për herë të parë jemi shpallur kampionë në vitin 2011 dhe besoj se këtë vit së bashku do të arrijmë synimet dhe do të rikthejmë titullin e kampionit”, deklaroi Cuculi për faqen zyrtare të klubit tetovar.

Ardian Cuculi në të kaluarën me fanellën e Shkëndijës ka fituar 5 tituj, edhe atë 2 herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, 2 trofe të Kupës dhe 1 trofe të Super Kupës.

Leave a Reply