Valon Berisha do luaj në Australi

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha karrierën e tij do ta vazhdojë në Australi.

Siç raporton “L’Equipe”, Valon Berisha është larguar nga Reims për t’u transferuar në formë huazimi te skuadra australiane e Melbourne City.

Mesfushori kosovar do të huazohet për një vit, për tu rikthyer sërish te Reims, me të cilën skuadër ka kontratë deri qershorin e vitit 2024.

Ai kohët e fundit ishte dërguar në ekipin e dytë të Reims, duke mos patur fare minuta në skuadrën e parë.

Berisha te Reims erdhi korrikun e vitit 2020 nga rradhët e Lacios,  ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Salzburgun në Austri, Fortuna Dyzeldorfin në Gjermani dhe dy skuadrat norvegjeze të Egersund dhe Viking FK.

Leave a Reply