FC Shkupi së shpejti edhe me sponzor të ri!

FC Shkupi gjatë ditës së sotme prezantoi trajnerin e ri-të vjetër, Goce Sedlloskin, ndërsa bashkë me të edhe ndihmësin e tij të ri, Arben Nuhiun si dhe kryetarin, Suat Alija. Megjithatë kjo nuk është e tëra, sa u përket risive te skuadra nga Çairi.

Siç mëson “infOSport.mk” së shpejti skuadra kampione në fuqi do të bëhet edhe me sponzor të ri.

Pas disa mosmarrëveshjeve të fundit që ndodhën në skuadër, Olgun Ajdin ka gjasa të largohet si sponzori kryesor i klubit, ndërsa në vend të tij do të vinte sërish Shefshet Demiri, ndryshe pronar i kompanisë ATS Group.

Mbetet të shihet nëse këto zëra do gjejnë edhe konfirmim ditëve në vijim, kur pritet një riorganizim brenda skuadrës nga Çairi.

Kujtojmë një riorganizim i tillë ditë më parë ndodhi edhe te KF Shkëndija nga Tetova, që do të udhëhiqet nga Zamir Dika si president, ndërsa te kjo skuadër u rikthye edhe treshja e njohur, Harun Isa – Skender Jonuzi dhe Ibrahim Osmani, me të parin që do të luaj rolin e Drejtorit Sportiv. (infOSport.mk)

Leave a Reply