Tairi: Ta nisim mbarë edhe këtu dhe në fund të sjellim trofeun e Kupës në Strugë

Struga Trim Lum sot si mysafir në Negotinë, kundër Vardarit të këtij qyteti, do të zhvilloj takimin e 1/16 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi strugan është favorit absolut në këtë ndeshje, ndërsa një gjë të tillë pranon edhe kapiteni Flamur Tairi. Ai madje shprehet shumë optimist për një nisje të mbarë edhe të këtij kompeticioni, njëjtë sikurse edhe në kampionat, ku numërojnë 7 fitore të njëpasnjëshme, ndërsa po aq fitore ju nevojiten për të sjellë trofeun e Kupës në Strugë.

E kemi vlerësuar kundërshtarin, ashtu që shpresoj ta nisim me këmbën e mbarë edhe këtë kompeticion.Synimet tona dien, te arrijmë finalen, pasi që 3 herë, 3 vitet e fundit kemi arritur në gjysmëfinale.Shpresoj se këtë vit do arrijmë në finale dhe se në fund do ta sjellim kupën në Strugë” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit, Flamur Tairi.

Leave a Reply