Artan Grubi takoi Kryetarët e FC Shkupit dhe Shkëndijës, ja për çfarë kishin folur!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ka pritur në takim kryetarët e dy klubeve shqiptare, atë të FC Shkupit, Suat Alija dhe Shkëndijës, Zamir Dika.

Duke iu uruar sukses të dy klubeve, Grubi ka thënë se ky takim vjen si shkak i ndryshimeve në ligjin për ri-organizim të organeve të shtetit.

“Agjencioni për rini dhe sport do duhet të jetë nën kompetenca të Ministrisë për Sistem Politik. Takimet e para i filluam me ish kampionin dhe kampionin aktual të Ligës së parë të RMV-së, si dy klubet më të mëdha dhe sukseshme në vendin tonë dhe i ftova në bashkëpunim në lidhje me këtë plan të ministrisë po edhe të Qeverisë”, – tha mes tjerash Artan Grubi, i cili tha se është i hapur të takoj tifozëritë e të dyja klubeve.

Leave a Reply