E dhimbshme, në moshë 23-vjeçare humb jetën ish futbollisti i FC Shkupit!

Ish futbollisti i FC Shkupit, Mariano Ondo Monsuh Angong, është ndarë nga kjo botë në moshën e tij 23-vjeçare, pasi i njëjti kishte pësuar sulm në zemër gjatë kohës kur po zhvillonte stërvitje me kombëtaren e Guinejës Ekuatoriale, përcjellë “infOSport.mk”.

Mariano Ondo pjesë e FC Shkupit ishte nga shkurti deri gushtin e vitit 2018-të, duke zhvilluar 3 ndeshje.

Pas aventurës jo të mirë te skuadra nga Çairi, Ondo ishte rikthyer sërish në vendlindjen e tij, ndërsa sipas mediave atje, i njëjti kishte arritur marrëveshje me një nga skuadrat e Ligës së tretë në Spanjë.

Mariano Ondo kishte ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në kohën kur po zhvillonte stërvitjen e zakonshme me shokët e ekipit kombëtar të Guinejës Ekuatoriale, ndërsa pasi nuk ishte ndjerë mirë, i njëjti me ndihmën e shpejtë ishte transferuar në spital, ku edhe kishte dhënë frymën e fundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply