Milevski fton Bejtullain e Shkëndijës, konfirmohet mungesa e Et’hemit dhe Ristovskit!

Përfaqësuesja A e Maqedonisë gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit 3 në Ligën e Kombeve kundër Gjeorgjisë (Tbilisi, 23 shtator) dhe Bullgarisë (Shkup, 26 shtator).

Për shkak lëndimit tashmë dihet se Darko Çurlinov nuk do të jetë në përfaqësuese për dy ndeshjet, por probleme shtesë për seleksionuesin e ekipit tonë më të mirë, Bllagoja Milevski, janë dy anulimet e reja për shkak të lëndimit. Në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë do të mungojnë edhe kapiteni Stefan Ristovski dhe sulmuesi Valon Et’hemi për shkak lëndimeve.

Bllagoj Milevski ka bërë një ftesë shtesë për Egzon Bejtullain e Shkendijës, i cili do ti bashkohet ekipit përfaqësues në përgatitje dhe do të konkurojë për një vend në formacion për dy ndeshjet e ardhshme.

Sot në ora 17:30 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, përfaqësuesja e Maqedonisë ka stërvitjen e parë të përgatitjeve.

Leave a Reply