Mediat në Spanjë: Vjen tradhëtia e madhe, Asensio i Realit transferohet te Barcelona

Gati për të ndodhur edhe një tradhëti tjetër kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve mes dy rivalëve të mëdhenj spanjoll, Real Madrid – Barcelona. Sipas asaj që raporton “RAC1”, Barcelona ka arritur një parakontratë me futbollistin e Realit të Madridit, Marko Asensio, i cili do të lirohet nga kontrata këtë verë.

Dëshira e spanjollit për t’u rikthyer e për t’u ndjerë si protagonist është vendimtare, edhe pse edhe vetë Asensio nuk e ka të sigurtë nëse edhe te Barcelona do të luante më shumë kohë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në pjesën ofenzive që ka Barcelona.

Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e Barcelonës janë gati ti ofrojnë spanjollit një kontratë 4-vjeçare. Mbetet të shihet si do rrjedhin gjërat dhe nëse vërtetë do të ndodh tradhëtia e rradhës, kur janë në pyetje Barcelona dhe Reali i Madridit, pasi edhe në të kaluarën kishin ndodhur transferime të tilla, duke mos harruar këtu atë të Luis Enrike, Luis Figos, Ronaldos, etj.

Leave a Reply