Daniele De Rossi nis zanatin e trajnerit, merr drejtimin e kësaj skuadre italiane!

Daniele De Rossi edhe zyrtarisht do të nisë karrierën e tij si trajner. Fabricio Romano ka raportuar se sh-mesfushori italian ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie B, Spal.

39-vjeçari nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi skuadra italiane ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë, pasi ka mbledhur 9 pikë pas 8 xhirove të para në “Serie B”.

Për legjendën e Romës, i cili pati edhe një aventurë të shkurtër në futbollin argjentinas, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së madhe të River Plejt, do të jetë kjoj hera e parë që do të ushtrojë zanatin e trajnerit te ndonjë skuadër.

Nga marsi i vitit 2021 deri në gusht, ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve te Kombëtarja e Italisë, me kryetrajner Roberto Mançinin.

Leave a Reply