Milevski zbulon listën me futbollistë nga vendi për kontrolluesen me Arabinë Saudite!

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite, që në program është me datë 22 tetor në Abu Dabi, njofton “infOSport.mk”.

Duke pasur parasysh se e njëjta zhvillohet jashta terminave të FIFA-s, përzgjedhësi i përfaqësueses tonë futbollistike, ishte i detyruar që të tubojë kryesisht futbollistë nga kampionati vendor, me përjashtim të 3 futbollistëve që luajnë jashtë kufijve.

Tre skuadrat shqiptare, Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum, përfaqësohen me gjithsej 13 futbollistë, derisa 3 futbollistët që vijnë nga jashtë, janë Darko Velkovski i skuadrës arabe të Al Atifag, Kristijan Toshevski i Tiranës, që vjen nga Superliga shqiptare dhe Marin Stojanov, i cili luan në Bullgari me skuadrën e Septemvri Sofje).

Në listën e Milevskit ndodhen këta futbollistë:
Portierë: Kristijan NAUMOVSKI (FC Shkupi), Kostadin ZAHOV (Shkëndija), Igor Aleksovski (Rabotniçki);
Mbrojtës: Darko VELKOVSKI (Al Atifag – Arabia Saudite), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Mario MLLADENOVSKI (FC Shkupi), Kristijan TOSHEVSKI (KF Tirana – Shqipëri),  Bojan ILIEVSKI (Makedonija Gj.P), Zija MERXHANI (Struga Trim Lum), Vladica BRDAROVSKI (FC Shkupi);
Mesfushorë: Ivan NIKOLOV (Bregallnica), Adem ALI (FC Shkupi), Ferhan HASANI (Shkëndija), Bunjamin SHABANI (Struga Trim Lum), Bojan DIMOSKI (Ak. Pandev);
Sulmues: Besart IBRAIMI (Struga Trim Lum), Vlatko STOJANOVSKI (Shkëndija), Ljupçe DORIEV (Shkëndija), Kristijan TRAPANOVSKI (FC Shkupi), Metodija MAKSIMOV (Rabotniçki), Marin STOJANOV (Septemvri Sofje – Bullgari);

Leave a Reply