Vedat Muriqi spektakolar, shënon sërish, por Majorka nuk fiton (VIDEO)

Vedat Muriqi vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse me fanellën e Majorkës, për të cilën skuadër sonte realizoi sërish, këtë herë kundër skuadrës së Espanjollit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në “Palma de Majorka”, mirëpo goli i sulmuesit “dardan” nuk doli të jetë i mjaftueshëm për fitoren e Majorkës, pasi skuadra nga Barcelona në minutën e 70-të me anë të mesfushorit Hoze Karlos Lazo arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Muriqi golin e avantazhit për Majorkën e realizoi në minutën e 48-të, kur me këmbën e tij të majtë vendosi topin në rrjetën e mysafirëve.

Ishte ky goli i 5-të sezonal për Muriqin në ndeshjen e tij të 9-të në La Liga këtë edicion.

Pas këtij barazimi, Majorka vazhdon të ruajë pozitën e 12-të në renditje me 13 pikë, ndërsa me dy pikë më pak Espanjolli renditet në pozitën e 13-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply