Ngjarje historike! Shqipëria U17 kalon në grupet e Europianit

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, do të jetë pjesë e “Elite Round” ose e thënë ndryshe, grupeve të Europianit. Kuqezinjtë e vegjël arritën që të fitonin ndaj Suedisë dhe të barazonin me Uellsin, ndërsa u mundën vetëm kundër Kroacisë në eliminatoret e Europianit.

Megjithatë djemtë e Bulkut janë kualifikuar më tej si vendi i tretë më i mirë. Mes 13 grupeve totale, më tej do të kalonin edhe katër vendet e treta më të mira. Shqipëria është aktualisht në vendin e dytë, pas Sllovakisë.

Por fitorja e sotme e Izraelit ndaj Anglisë dhe e shoqëruar me triumfin e Gjeorgjisë ndaj Lituanisë, na ka zyrtarizuar edhe matematikisht.

Kjo pasi 11 grupet janë mbyllur dhe i kanë dhënë verdiktet e tyre, duke u renditur poshtë Shqipërisë, me përjashtim të Sllovakisë.

Me vetëm dy grupe të papërfunduara, edhe në rastin se vendet e tretat e tyre do të jenë më të mira se Shqipëria, kuqezinjtë do të kalonin sërish më tej për të qenë brenda 4-shet më të fortë.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria për këtë grupmoshë do të marrë pjesë në “Elitë Round” duke shënuar një arritje shumë të madhe.

 

Leave a Reply