ZYRTARE, Shkëndija udhëtuesi i fundit për në gjysmëfinale

Shkëndija edhe zyrtarisht është udhëtuesi i fundit për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Kështu vendosi Komisioni i Garave pranë FFM-së, që në konsultim me delegatin e ndeshjes dhe personat përgjegjës për mbarëvajtjen e rendit, vendosën që ndeshjen ta regjsistrojnë me rezultatin zyrtarë 0:3 në të mirë të Shkëndijës.

Ndryshe ndeshja çerekfinale e Kupës e zhvilluar në Çair, u ndërpre vetëm pas 9 minutuave lojë, më konkretisht menjëherë pas golit të Dashmir Elezit.

Pikërisht festa e këtij të fundit shkaktoi edhe incidentin në fjalë, ku disa prej tifozëve të papërgjegjshëm u futën në fushë dhe sulmuan futbollistët e Shkëndijës.

Kujtojmë paraprakisht një vend për në gjysmëfinale, siguruan edhe Struga Trim Lum, Makedonija GJ.P dhe Sileksi. (infOSport.mk)

Leave a Reply