Maqedonia kundër Azerbejxhanit me dy mungesa të mëdha!

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër kundër Azerbejxhanit do të zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik, të cilin do e mbajmë mend shumë gjatë kohë për atë fitore historike ndaj Italisë në ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Botërorin “Qatar 2022”, shkruan  “infOSport.mk”.

Me eliminimin e Italisë në gjysmëfinale, ishim shumë afër ëndërrës për të parë veten edhe në një Botëror, pas pjesëmarrjes në Europianin e vitit 2020, mirëpo disfata në “Dragao” të Portos ndaj Portugalisë, shuajti ëndërrën tonë për të luajtur edhe në një event tjetër madhështorë futbollistik.

Kështu nesër një ditë para nisjes së Botërorit “Qatar 2022” do luajmë një miqësore me Azerbejxhanin. Do të jetë kjo ndeshja e dytë kontrolluese në harkun e pak ditëve, pas asaj me Finlandën, kur barazuam 1:1 në Shkup.

Në prag të ndeshjes kundër azerëve, seleksionuesi Bllagoja Milevski po has në probleme serioze, pasi nesër nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dyshes së formacionit të parë, Ezgjan Alioski – Bojan Miovski. Ky i fundit është i sëmurë, ndërsa Alioski për arsye personale nuk do të mund të ndihmojë ekipin.

Ndeshja midis Maqedonisë dhe Azerbejxhanit nesër në arenën “Todor Proeski” do të startojë nga ora 14:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply