Senegali mundi Katarin dhe beson te 1/8 e finales (VIDEO)

Senegali ka shënuar fitore 3:1 ndaj nikoqirëve të Katarit në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “A” në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Për senegalezët ishte kjo fitorja e parë në këtë event, me ç’rast ata tashmë besojnë fuqishëm te kualifikimi në ndeshjet e 1/8 së finales.

Kujtojmë përveç këtyre dy kmbëtareve, pjesë e grupit “A”, janë edhe Holanda dhe Ekuadori, që gjithashtu kanë nga 3 pikë.

Afrikanët avansuan me dy golat e shënuar nga ana e sulmuesit të Salernitanës, Bulae Dia, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë, derisa fitoren e tyre e konfirmoi futbollisti i Olimpik Marsejës, Bamba Dieng, me golin e realizuar në minutën e 84-të.

Golin e vetëm për Katarin në këtë përballje e realizoi Mohamed Muntari. Me këtë disfatë, Katari sheh veten jashtë garës për raundin e dytë, derisa Senegali dhe Ekuadori në ndeshjen direkte në kuadër të xhiros së tretë do të vendosin se kush do kualifikohet për në fazën eliminuese. (infOSport.mk)

Leave a Reply