Ballistët e “djegin” Tetovën!!

Edhe përkundër barazimit të Shkëndijës gjatë ditës së sotme kundër Tikveshit, festa e “Ballistëve” nuk ka munguar, sidomos në orët e mbrëmjes, ndërsa e gjithë kjo lidhet me festën e tyre, 30-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast ata janë organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke filluar që gjatë ditës, kur ishin prezent në ndeshjen e javës së 16-të kundër Tikveshit, për të vijuar më pas edhe në orët e mbrëmjes.

Ata krijuan pamje mahnitëse, ndërsa më së miri për këtë flet edhe fotoja më poshtë, ku shihet se ata “dogjën” sonte Tetovën me fishekzjarre. (infOSport.mk)

Leave a Reply