Valon Behrami ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin T7 të Kosovës.
Behrami foli për shumëçka në lidhje me karrierën e tij si futbollit, ndërsa gjithashtu foli edhe për ndeshjen e së premtes që Zvicra do ta zhvillojë ndaj Serbisë në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”.
Ai tha se Zvicra duhet ta ruajë mentalitetin që ka dhe të mos bjerë në provokimet e Serbisë.
Behrami flet për ndeshjen e së premtës Zvicër-Serbi
“E dyta herë që po ndodh me lujt ndeshjen vendimtare për kualifikim me Serbinë. Është speciale. Me siguri Zvicra ka shumë emocione që dëshiron t’i shlirojë kundër Zvicrës sepse para katër viteve kanë humb me neve. Zvicra është si gjithë, defanzivë, skuadër shumë e mirë. Shpresojmë që kthehet me lujt Xherdani, se nuk ka qenë mirë kundër Brazilit. Në sulm i kemi disa probleme. Do të jetë shumë lojë e fortë. Shumë nervozë do të jetë. Zvicra duhet me mbajt mentalitetin që e ka pasë gjithmonë. Skuadër që mendon me lujt e jo me hy në provokime. Serbia me siguri ka me qenë më provokativ kundër Zvicrës”, – tha Valon Behrami.